Nis trajtimi i qenve endacak në zonën e Lezhës. Qentë endacak në këtë zonën ishin bërë shqetësim shumë i madh për banorët.
Por këtij problemi si duket po i vjen fundi, pasi një shoqatë zvicerane në bashkëpunim me Bashkinë e Lezhës dhe disa vullnetar kanë marrë nismën e kapjes dhe sistemimin e tyre.
Njëkohësisht bashkia ka njoftuar edhe qytetarët që mbajnë qenë të kenë kujdes në lidhje me trajtimin e tyre, në të kundërtën do të marrin masa ndëshkimore nga ana e bashkisë.
"Me ndihmë e një shoqate po bëjmë trajtimin e këtyre kafshëve. Qentë sterilizohen, matrikullohen dhe nuk janë më të rrezikshëm në qytet" tha Ndue Lushi, Shërbimet publike Lezhë.
Ndërsa njëra nga vullnetarët, Arta Uka u shpreh se qytetarët duhet të sensibilizohen me këtë nismë, pasi një pjesë e mirë e qenve që qarkullojnë në qytet në fund të ditës kanë një pronar.
"Në momentin që privatët sensibilizohen të merren me kafshët e tyre dhe të mos i hedhin në rrugë ti vaksinojnë, numri reduktohet" tha Arta Uka, vullnetare.
Deri tani janë kapur një numër i konsiderueshëm qensh endacakë, ndërkohe që pas mjekimit, sterilizimit dhe më pas vaksinimit pritet që ata të mos përbëjnë më rrezik për komunitetin.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO