Efektivët e Krimit Ekonomiko- Financiar në Lezhë kanë bërë procedim penal ndaj shtetasit Ndue V. 53 vjeç, banues në lagjen “Beslidhja”.

Nga hetimet 53-vjeçari në përiudhën që ka qenë në detyrën e Kryeregjistruesit në Z.V.R.P ka regjistruar tokat e shtetasve P B dhe P M, banues në Tale, duke mos ju përcaktuar kufijtë e pronave.

Gjithashtu filloi procedimi penal ndaj shtetasit Sandër S,vjeç 46, banues në Gjadër, pasi dyshohet se ka fallsifikuar hartat topografike si dhe aktin e marrjes së tokës në pronesi, duke përvetësuar kështu një rrugë të përbashkët me shtetasin N Z, banues në Blinisht. 



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)