Festa e Krishlindjeve ka qenë e gëzueshme dhe për fëmijët Rom dhe Egjiptian në qytetin e Lezhës.
Për ta kanë menduar nxënësit e shkollës së kuzhinës, të cilët artin e tyre në gatim për një ditë e kanë vënë në dispozicion të fëmijëve në nevojë. Janë 200 fëmijë të cilët u bënë pjesë e drekës festive të shtruar me këtë rast.
Iniciatori i këtij aktiviteti, që është kthyer në traditë prej tre vitesh në Lezhë, thotë se nisma të tilla tregojnë se dhe kjo shtrese e shoqërisë nuk është e vetme.
"Më tepër për të dhuruar kënaqësi, që të bëjmë që këta fëmijë ta ndjejnë që dikush kujdeset për këta festë", shprehet iniciatori.
Arqipeshkvi i Lezhës Otavio Vitale u shpreh se kjo drekë e shtruar për fëmijët e varfër dëshmon se Krishlindja është një festë për të gjithë.
"Është një festë për të gjithë jo vetëm për krishterë. Ashtu si Krishti ka afruar afër vetes, edhe ne i pranojmë të gjithë pa përjashtim sipas mundësive tona", u shpreh Arqipeshkvi i Lezhës Otavio Vitale.
Për të organizuar këtë dreke bamirësie kuzhinierët e rinj u mbështetën dhe nga disa biznese në Lezhë.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO