Lezhë/ Pa energji për shkak të motit të keq, propozohet që nesër të mos zhvillohet mësimi në shkollat e Bashkisë së Kurbinit

Lezhë/ Pa energji për shkak të motit të keq, propozohet që nesër të mos zhvillohet mësimi në shkollat e Bashkisë së Kurbinit

Bora e rënë në zonën e Kishës së Laçit dhe problemet në rrugë

1736698379_WhatsAppImage20250112at15.16.39.jpeg

Bora e rënë në zonën e Kishës së Laçit dhe problemet në rrugë

Emergjencat Civile në Qarkun e Lezhës e cilësojnë situatën problematike për shkak të motit të keq me reshje dëbore, shiu dhe ulje temperaturash, të shoqëruara këto me bllokime të përkohëshme rrugësh dhe mungesë energjie.

Gjithashtu është propozuar nga Bashkia që për shkak të mungesës së energjisë elektrike në zonën e Kurbinit, të gjitha shkollat të mos zhvillojnë mësim, pasi ngrohja e tyre bëhet vetëm me energji elektrike.

“Nga Bashkia Kurbin është ngritur si problem që referuar situatës problematike të furnizimit me energji elektrike, ku shkollat ngrohjen e kanë me energji elektrike, mungesa e saj, të shikohet mundësia që për ditën e nesërme të mos zhvillohet mësim në territorin e bashkisë Kurbin”, thuhet në njoftim.

Bora me intensitet të vrullshëm ka zbritur deri në Lezhë dhe Laç.

Ka pasur bllokim në  aksin rrugor për tek Kisha e Shën Antonit ( kisha e Sh’na Ndoit), në periferi të qytetit të Laçit, ku kanë qenë të bllokuar disa mjete që kanë shkuar për pelegrinazh në vendin e shenjtë. Mbrojtja Civile sqaron se është punuar për kriposjen me mjete dhe forca.

Si rezultat i erës me intensitet të vrullshëm, rrjetit elektrik të amortizuar vazhdon të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, sidomos në zonat rurale, grupet e punës së OSHEE vazhdojnë të jenë në terren për riparimin e defekteve të shfaqura, aktualisht janë pa energji 2 lagje të qytetit të Laçit, Malësia e Milotit e Fush Miloti dhe Spitali, pas defektit në Nënstacionin e Laçit.

Aktualisht nuk ka akse rrugore të bllokuara në Lezhë, por ka ndërprerje të energjisë elektrike, sidomos në zonat rurale, në njësitë administrative Kallmet, Blinisht, Dajç, Balldren, Kolsh, Zejmen, Shënkoll, e disa fshatra të njësisë Shëngjin. Ka shumë shtylla elektrike të dëmtuara.

Në Mirditë raportohet se gjithë territori i bashkisë është përfshirë nga reshjet e dëborës, në zonat malore trashësia e dëborës ka arritur deri në 25 cm, (në zonën e Fanit dhe Selitës), por pas sjellë bllokime rrugësh. Po kriposen vazhdimisht Rrëshen-Bukmir-Kaçinar, hyrja e qytetit të Repsi. Ka pasur mungesë energjie në zonat rurale dhe defekte, ku pa energji është Kaçinari.

“Nuk ka probleme të ujit të pijshëm në qark dhe kuota e lumit Drin  e Mat vazhdojnë të jenë në  nivele minimale. Hidrovorët janë në gatishmëri dhe vihen në punë sipas prurjeve të ujit në kanale dhe nuk ka probleme energjie në to”, njofton Mbrojtja Civile.


Lajmi kryesor:

Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve