Lezha përkujtoi 556-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriot Skëndërbeut. Heroi Kombëtar i shqiptarëve, strateg dhe burrë shteti, udhëhoqi luftën për liri e pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politiko- shtetëror të popullit shqiptar.
Në nderim të kësaj të kësaj figure emblematike për shqiptaret, autoritetet lokale dhe përfaqësuesit e klerit katolik bënë homazhe dhe vendosen kurora me lule në vendvarrimin e Skenderbeut, në qendër të qytetit. Veprimtaria e organizuar nga Bashkia Lezhë u përmbyll me një koncert me këngë, recitime e krijime të ndryshme, kushtuar figurës së heroit tonë kombëtar.
“Me figurën e pavdekshme te Gjergj Kastriotit populli shqiptar ka shembullin dhe simbolin e bashkimit dhe vëllazërimit”, tha Otavio Vitale Ipeshkv i Dioqezës, Lezhe.
Ndërsa prefekti i qarkut, Gjergj Prendi shton se “Skenderbeu ishte shtetar dhe ushtarak i madh”.
Skënderbeu vdiq në 17 Janar të 1468-ës dhe u varros në Lezhe, ku kishte themeluar “Besëlidhjen e Lezhës” në mars të 1444-ës, me të cilën bashkoi principatat shqiptare kundër pushtimit Osman. Ndërsa Memoriali, që është njëherësh varri më madhështor në Shqipëri është ndërtuar në vitin 1981.
Sipërfaqja e Memorialit është rreth 225 m2 duke përfshirë brenda tij rrënojat e Katedrales së Shën Nikollit, mbi të cilën ai është ndërtuar. I ideuar nga skulptori i mirënjohur Odhise Paskali e me arkitekt Latif Lazimin, ky vend e përfaqëson denjësisht madhështinë e Skënderbeut.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2085
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Riaktivizohet marrëveshja me Italinë/ Anija e marinës ushtarake me 49 emigrantë në bord niset drejt Shqipërisë, mbërrin në Shëngjin të martën në mëngjes
26 Janar, 10:20
-
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Furgoni përplaset me motorin, 1 i plagosur (EMRI)
26 Janar, 09:54
-
Mirditë/ Iu gjetën rreth 25 kg kanabis, kallashnikov dhe 2 radio policie gjatë kontrolleve në banesë e magazinë, arrestohen 2 vëllezërit
25 Janar, 14:03
-
Dy makina përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen tre persona
25 Janar, 10:12
-
‘Riaktivizohet’ marrëveshja me Italinë, anija 'Cassiopea' pritet të sjellë emigrantët më 27 janar në Shëngjin
25 Janar, 08:48
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Rruga me gropa në Raboshtë të Lezhës, banorët: I lamë lekët në servis për amortizatorët e makinave
23 Janar, 14:15
-
Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga
22 Janar, 11:25
-
Lezhë/ Vodhën para në një berberhane duke thyer xhamat, kapen dy të miturit! 17-vjeçarit i gjendet edhe një dorezë metalike
22 Janar, 10:33
-
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, përplasen 2 automjete, plagoset njëra prej shofereve
22 Janar, 10:09