LEZHE - Divorci duket se nuk ka mjaftuar që një burrë të lërë të qetë ish-bashkëshorten e tij. 45 vjeçari Gegë Vata banues në Ishull Lezhë është arrestuar dje nga policia e Lezhës pasi është kapur në flagrancë teksa përndiqte ish gruan e tij.
Vata prej kohësh e ngacmonte dhe e kërcënonte ish-bashkëshorten duke i shkaktuar asaj ankth në mënyrë të përsëritur. Shtetasja L.V është banuese në Balldre Lezhë dhe është e divorcuar nga Gegë Vata.
Materialet për këtë çështje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Përndjekje”, neni 121/a pika 2 i Kodit Rrugor.
Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com