Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Lezhë-Shkodër, në kryqëzimin e Gjadrit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, automjeti që drejtohej nga F. Z. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues E. S. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi i mjetit F. Z., si dhe një pasagjere.

Të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin F. Z. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin E. S.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi F. Z., si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. D., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.