LEZHE - Një 38-vjeçare mbeti e plagosur rëndë pas të shtënave me armë në qytetin e Lezhës.

Lindita Gjoka është qëlluar aksidentalisht, ndërsa kalonte në afërsi të kompleksit të shkollave.

Policia paraprakisht dyshon se autorët të kenë pasur një tjetër objektiv dhe se kalimtarja është plagosur aksidentalisht.

E plagosura është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku raportohet se i ka shpëtuar rrezikut për jetën.

Sakaq, uniformat blu po punojnë për kapjen e autorit dhe gjetjen e objektivit të atentatit.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)