Lezhë/ Poeti Ndoc Gjetja përkujtohet në 80-vjetorin e lindjes! Zogaj: Ishte mik i gjithë letrarëve

Lezha solli në kujtesë poetin dhe humanistin e madh Ndoc Gjetja. Në 80-vjetorin e lindjes së tij, u organizua një veprimtari përkujtimore, ku merrnin pjesë studiues, shkrimtar e bashkëpuntor të poetit.

“Ndoci për të gjithë ne është një kujtim i bukur, është pjesë e trashëgimisë. Një portret, një figurë e çmuar”, tha shkrimtari Preç Zogaj.

Poeti Ndoc Gjetja u nda nga jeta 14 vite më parë në moshën 66-vjeçare pas një  sëmundje të rëndë. Autor i disa vëllimeve poetike si “Rrezatim”, “Qëndresa”, “Çaste”, “Kthimet”, “Dhjata ime”, “Biri i njeriut”, Gjetjen e kanë cilësuar si "poet humanist".

Në poezitë e tij lëviz jeta, natyra,  dashuria njerëzore dhe dritë-hijet e kohës. Mbi varrin e njeriut të madh dhe poetit të shquar Ndoc Gjetja, janë shkruar këto vargje, shkëputur nga poezia “Epitaf për veten”, shkruar kur ishte gjallë me dorën e tij:

“Këtu prehet ai që quhet Ndoc Gjetja

 I cili pati ardhur gabimisht në këtë botë

Nga vetja e tepruar nxirrte vjersha

Dhe gjithë njerëzit i quante shokë”.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet