Policia e Lezhës zhvilloi kontrolle në subjektet e zonës turistike të Shëngjinit për respektimin e kufijve të zhurmës dhe orarit të muzikës. Nga matjet në terren, muzika në këto subjekte rezultoi brenda normave ligjore.

Sipas uniformave blu monitorimi do të vijojë edhe gjatë sezonit turistik. Orari i lejuar për muzikën është deri në mesnatë.