Për më shumë se 1 vit afro 700 banorë të fshatit Babullojë të Lezhës, nuk mund të marrin shërbim mjekësor pasi ambulanca është shkatërruar dhe në atë godinë nuk ndodhet asnjë mjek. Banorët e këtij fshati detyrohen që të marrin kujdes shëndetësor në spitalin e qyteti.
Të shqetësuar për këtë situatë, banorët i bëjnë thirrje autoriteteve përkatëse që të marrin masa dhe të mundësojnë një ambulancë në fshatin Babullojë pasi është shumë jetike për ata.
“Ka rreth 1 vit që nuk është hap, pasi mungon stafi mjekësor. Nevojë kemi, presim që të vendosë dorë dikush” thotë një banor.
Ndërsa një tjetër thotë se, “Këtu nuk ka asnjë ifermejere, asnjë mjek dhe për çdo urgjencë e për çdo gjë shkojmë tek spitali”.
Sipas banorëve shpesh herë gjilpërat i bëjnë tek shtëpia e një infermiere që ndodhet në fshat. Ajo thotë se për shkak të profesionit nuk mund t’ia mohojë askujt këtë shërbim duke shtuar se shkon edhe në shtëpitë e pacientëve nëse ata e kanë të pamundur që të vinë në shtëpinë e sajë.
“Banorët vijnë këtu, i bëjnë gjilpërat, ka raste që shkoj nëpër shtëpia, pasi banorëve nuk i’ua lë pa bërë bashkëfshatarëve të mi” thotë ajo.
Por ky shqetësim është i njohur për drejtorin e Shëndeti Publik Lezhë, të cilët kanë deklaruar se pritet riorganizimi për të parë mundësinë qe edhe në këtë lagje të ketë mjek dhe infermier.
Në lagjen Barbullojë e vjetër janë të regjistruara 150 familje.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO