LEZHË - Gjatë protestës së tregtarëve të cilët prej 4 ditësh janë ngujuar në ambientet e tregut, tre gra kanë përfunduar në spital për shkaqe shëndetësore.
Janë 150 tregtarë të tregut të lirë në Lezhë, pjesa dërrmuese gra, që qëndrojnë prej 4 ditësh të izoluar në ambientet ku ata ushtrojnë aktivitetin e tyre, pasi protestojnë ndaj tarifës që tatimet kanë përcaktuar për regjistrimin e tyre si biznes.
Lodhja dhe problemet shëndetësore kanë krijuar problemet e para për këta tregtarë. Mbrëmjen e kaluar dy gra janë dërguar me urgjencë në spital pasi ju ka rënë të fiket siç shihet qartë edhe nga këto pamje. Ndërsa sot në mëngjes një tjetër grua është dërguar në spital me urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore pasi ka humbur ndjenjat.
Për t’u ardhur në ndihmë atyre drejtoria e spitalit ka vendosur në dispozicion një autoambulancë, kjo si kërkesë e vetë protestuesve. Që prej fillimit të protestës e deri më tani 7 gra janë dërguar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit të Lezhës për shkak të komplikacioneve me shëndetin. Nuk lëvizin nga tregu pa gjetur një zgjidhje për problemin e tyre, ndërsa kërcënojnë se do t’i drejtohen grevës së urisë.
Tregtarët kanë lënë familjet për të kundërshtuar me këtë formë proteste pamundësinë e pagesës mesatare prej 100 mijë lekesh të reja si taksë vjetore dhe vlerën e sigurimit, pasi sipas këtyre tregtareve kjo është një shifër e lartë po të krahasohet me fitimin që realizojnë ata. Tregtarët e Lezhës deklarojnë se nuk ka kthim pas në këtë protestë e se shumë shpejt do t’u bashkohen familjet dhe fëmijët e tyre. Ndonëse vijojnë prej 4 ditësh protestën, ata nuk kanë gjetur ndonjë zgjidhje për problemin e tyre. Ndërkohë që sot pritet të takohen me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha.
Bumçi dhe Tushaj vizitojnë tregtarët: Qeveria të dialogojë me ta
Tregtarët e Lezhës janë takuar këtë të diel me kreun e Bashkisë Viktor Tushaj dhe deputetin demokrat në këtë qark Aldo Bumçi. Në fjalën e tij kryebashkiaku i Lezhës ka bërë të ditur se nisma e tatimeve ka si qëllim formalizimin e tregut, por ndërkohë ka kërkuar që kërkesat e tyre të mos jenë jashtë kornizës ligjore në mënyre që ai t’i përfaqsojë tek qeveria.
“Përmes kësaj iniciative, kërkohet normalizimi, formalizimi, i tregut dhe i tregtarëve. Unë do të përpiqem t’ju bind se do të jem përfaqësuesi juaj, dhe i interesave tuaja.” tha Kryebashkiaku Tushaj.
Ndërkohë tregtarët i pohuan kryebashkiakut se ky veprim i tatimorëve po kryhet vetëm në Lezhë, teksa shtuan se këtë konfirmim e kanë marrë nga kolegët e tyre në rrethe te tjera.
Për deputetin e PD, minimumi që duhet të bëjë qeveria është që të ulet dhe të dialogojë me tregtarët ndërsa ka shtuar se ende ekziston ligji për ambulantët dhe se këta tregtarë duhet të trajtohen të tillë për shkak të uljes së xhiros.
“Nuk janë informalë, dhe qeveria duhet të vijë të bisedojë. E dyta nuk duhet që t’i diskriminojmë. Në ligji parashikohet kategoria e tregtarëve ambulantë. Të vazhdojnë të trajtohen si ambulantë sepse aktiviteti I tyre nuk ka pësuar rritje. U bë disa vite që aktiviteti në këtë treg është në rënie.” tha Bumçi
Tregtarët vijojnë të qëndrojnë brenda tregut të palëvizur në pritje për një zgjidhje optimale në favor të tyre.
/Shqiptarja.com