Lezhë, punonjës te prokurorisë e gjykatës në hetim për falsifikim

Lezhë, punonjës te prokurorisë e gjykatës në hetim për falsifikim

Një vendim i njëjtë i dalë dy here brenda pak ditësh por me data të ndryshme, për mosfillim hetimesh në lidhje me një çështje, ka vënë në alarm prokurorinë e Lezhës. Sipas burimeve bëhet fjale për një kallëzim penal të bërë nga kryetarja e Gjykatës së Lezhës, Ornela Naqellari, për kancelaren e këtij institucioni me pretendimin e shpërdorimit të detyrës. Por pas verifikimeve, prokuroria ka vendosur mos fillim të procedimit penal, pasi nuk janë konstatuar element të veprës penale për të cilat pretendonte kryegjyqtarja e Lezhës dhe vendimi ju është përcjell palëve.

Por çuditërisht 10 ditë më vonë i njëjti vendim ka dalë sërish i vulosur dhe protokolluar nga prokuroria, pa dijeninë e prokurorit të çështjes, duke ngritur dyshime të arsyeshme për element të veprës penale. Në lidhje me rastin kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa këto veprime dyshohet të jenë bërë për shkak se vendimit të parë i kishte kaluar afati ligjor për ankimim në gjykatë. Organi i akuzës ka regjistruar procedim penal për vepren penale “Fallsifikim dokumentash” dhe hetimet po drejtohen nga prokurori Sabri Kastrati. Në lidhje me këtë çështje janë marre në pyetje punonjës të prokurorisë dhe gjykatës, pasi ka dyshime se këto veprime ne shkelje të ligjit janë bërë në bashkëpunim, me qëllim që t'i jepet mundësia kryegjyqtares së Lezhës Ornela Naqellari, që të beje ankimin kundër vendimit të prokurorisë për mos fillimin e procedimit penal, ndaj kancelares së gjykatës.

I kontaktuar nëpërmjet telefonit, prokurori Sabri Kastriti bëri të ditur se po verifikohen të gjitha veprimet dhe praktikat e ndjekura, por ende nuk është arritur të identifikohen personat e përfshire në këtë skandal. Dokumentacioni i dalë nga prokuroria i cili ka mbërritur në gjykatë, po analizohet dhe në funksion të hetimet, pritet të bëhet akti i ekspertimit, pasi ka dyshime se vendimi është falsifikuar.

Ndërkohë, vendimi i prokurorisë për mos fillimin e hetimeve, ndaj kancelares është ankimuar dhe çështja pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Lezhës në ditët në vazhdim.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni