Në orët e para të mëngjesit 27 vjeçari Dritan Ndreca, në ambientet e jashtme të shtëpisë së tij, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë duke terrorizuar fshatin.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e njoftuar nga banorët të cilët ndiheshin të trembur nga të shtënat me armë.
Gjatë kontrollit që policia ushtroi në banesën e tij, gjeti një armë zjarri automatik , 79 fishekë dhe 2 krehëra, të cilat i sekuestroi në cilësinë e provës.
Menjëherë 27 vjeçari është arrestuar nga policia për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" "Prishje e rendit dhe qetësisë publike".
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Automatiku i gjetur në banesë e Dritan Ndreca
Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com
