LEZHE- Qytetarët e Lezhës, bizneset dhe institucionet do të paguajnë më shumë taksa për pastrimin e qytetit. Nga Bashkia Lezhë mësohet se kostot dhe tarifa për shërbimin e pastrimit në Lezhë do të rivlerësohen në bazë të një projekti të ri që do të implementohet në Bashki.
Përcaktimi i detyrimit të çdo familjeje, biznesi dhe institucioni do marrë në konsideratë madhësinë e njësisë së tatueshme, distanca me qendrën e qytetit dhe cilësia e shërbimit të marrë prej tij. Ky projekt i ri nis nga Lezha për shkak se në këtë qytet implementohet menaxhimi i diferencuar i mbetjeve, i cili synon gjithashtu që ndotësit më të mëdhenj duhet të paguajnë më shumë.
Edlir Vokopola specialist nga Instituti për Kërkime Urbane ka bërë të ditur se do të ketë një përllogaritje të re në kostot e këtij shërbimi për qytetarët, bizneset dhe institucionet e Lezhës e cila do të reflektohet edhe në tarifën që duhet të paguajnë.
"Projekti do të synojë që të llogarisë kostot dhe tarifat në mënryë të tillë që ato të jenë të ndara sipas sasisë së mbetjeve që prodhojnë individ, familje, institucione, bizneseve dhe koston që lidhet me mbledhjen dhe transportimin e tyre", tha Vokopola.
Në prezantimin e kësaj iniciative të re është theksuar se grumbullimi i diferencuar i mbetjeve nuk arriti pritshmëritë gjatë 3 viteve nga implementimi i tij, ndërsa është kërkuar efikasitet më i madh në fushatat ndërgjegjësuese.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com