Lezhë, rënia e gurëve, banorët: Lëvizim me frikë, asnjë masë nuk është marrë

Banorët e lagjes Varosh në Lezhë prej shumë kohësh po hasin vështirësi sa i përket rrëshqitjes së gurëve, të cilët bien në shtëpitë e tyre. Ata thonë se e kanë ngritur shqetësimin tek Bashkia e Lezhës, por deri tani nuk është parë njeri të marrë masa.

Jeta e banorëve të një pallati në lagjen "Varosh" të qytetit të Lezhës rrezikohet çdo ditë nga gurët të cilët bien nga kodra aty pranë. Banorët shprehen:” Lëvizim me frikë, pasi rënia e gurëve të përmasave të ndryshme është e vazhdueshme”. Ata kërkojnë që të merren masa sa më parë për të frenuar këtë fenomen, pasi në këtë situatë siç thonë ata, lëvizja në këtë zonë është mjaft e rrezikshme.

Fenomeni është më evident gjatë periudhës kur ka reshje shiu. Ndërkohë Bashkia Lezhë bën të ditur se është në dijeni të këtij problemi, por deri tani Bashkia thotë se është vetëm me plane shkresore. Sa i përket ndërhyrjes nuk thotë  asgjë konkrete se kur është data e një veprimi të tillë, pavarësisht se banorëve të kësaj zone u rrezikohet jeta çdo ditë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja