LEZHË - Shtëpia ku ka jetuar homeri Shqiptar "At Gjergj Fishta" që tashmë është kthyer në një gërmadhë nga amortizimi i sajë dhe mungesa e ndërhyrjes është prone private dhe fillimisht duhet të zgjidhet ky problem.

Kështu është shprehur Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër, Besi Bekteshi, pas interesit që kanë patur disa biznesmen kosovarë për restaurimin dhe konservimin e kësaj banese.

Bekteshi ka pranuar faktin se është paraqitur projekti dhe i është përcjellë Institutit të Monumentëve të Kulturës dhe tashmë gjithçka varet nga ky i fundit.

Kjo është hera e dyta në harkun kohor të 6 muajve që biznesmen kosovarë ofrohen për të dhënë kontributin e tyre për restaurimin e shtëpisë së poetit "At Gjergj Fishta" e cila ndodhet në fshatin Fishtë të Lezhës.

Burokracitë e shfaqura dhe mungesa e interesimit nga Ministria e Kulturës po bëjnë sërish që ata të largohen dhe shtëpia të mbesë si një gërmadhë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)