Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në disa prej qarqeve të vendit.

Riaktivizohet sërish zjarri në masivin pyjor në Berzanë të Lezhës.

Vatrat e zjarrit u regjistruan vetëm pak ditë më parë duke rrezikuar të gjithë banorët e fshatit Berzanë.

 Edhe  këtë të martë riaktivizimi i flakëve rrezikon banesat të cilat ndodhen aty pranë .

Zjarrfikëset dhe shërbimi pyjor ndodhen në vendngjarje por ndërhyjra vështirësohet për shkak të terrenit të vështirë.

Zjarri po ashtu favorizohet edhe nga era e fortë.

[gallery]23667[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com