LEZHE- Policia e Lezhës ka zbuluar një bazë të prodhimit të lëndëve shpërthyese ku një bombë artizanale shitej për vetëm 1 mijë lekë të reja. Aksioni i policisë u zhvillua ditën e djeshme në fshatin Balldren të Lezhës pas informacioneve se gjendej një punishte e lëndëve plasëse. Ndrec Mandrea, 47 vjeç, pronari i punishtes, u shoqërua në ambientet e Drejtorisë së Policisë ku dhe u mor në pyetje. Ai deklaroi se nuk kishte pasur asnjëherë dijeni për qëllimin e përdorimit të bombave artizanaleve që shiste.
Hetimi
Nga hetimet e kryera policia mundi të zbulonte mekanizmin e lëndëve plasëse. Burime nga policia thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se 47-vjeçari Ndrec Mandrea për të prodhuar bombat artizanale përdorte nitrat amoni të përzier me karburant. Më pas ai iu bënte lidhjen me fitil zjarrpërcjellës dhe nëpërmjet kapsollave detonatorë kryhej edhe shpërthimi. Të njëjtat burime bënë të ditur se punishtja ishte improvizuar prej Mandreas në një dhomë në katin e parë të banesës së tij, që ndodhet në një zonë të pyllëzuar, rreth 200 metra nga aksi nacional Balldren-Torovicë. Në këtë punishte policia gjeti pesë kilogramë nitrat amoni e përzier me karburant, 12 kapsolla detonatore elektrike si dhe fitil zjarrpërcjellës, të cilin e përdorte për prodhimin e bombës.
Dëshmia
“Bombat artizanale i shes për të ushqyer tre fëmijët e mi. Nuk i njoh porositësit dhe as nuk e di qëllimin e përdorimit të bombave artizanale” mësohet të ketë thënë në polici. Dyshohet se 47-vjeçari prodhonte lëndë plasëse prej katër muajsh në banesën e tij në Balldren të Lezhës. Pas informacioneve në rrugë operative, policia nisi hetimet për kryerjen e verifikimeve. Gjatë operacionit policia zbuloi punishten e prodhimit të lëndëve shpërthyese ndërsa arrestoi pronarin e saj.
Policia nuk ka përjashtuar dyshimin se lënda plasëse mund të jetë përdorur nga klientë të tij edhe për ndonjë aktivitet kriminal ndaj dhe ka nisur hetimet. Sipas policisë, lënda e prodhuar prej 47-vjeçarit shpërthen edhe në mënyrë të telekomanduar dhe është mjaft e rrezikshme, pasi ka një forcë që mund të krahasohet me tritolin C4. Efektivët blu po vazhdojnë hetimet për të identifikuar dhe kapur porositësit e bombave artizanale. Këto të fundit përdoren dhe për hapjen e gurorëve apo gjuetinë e peshkut.
Shkrimi u publikua sot (06.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com