LEZHE - Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim shtetasin Marjan Bardhi 36 vjeç pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe vjehrrën e tij në banesën e vjehrrës së tij.

Bardhi rreth orës 23:30 të ditës së djeshme ka hyrë në katin e dytë të banesës së shtetases K.B banuese në Pllanë, Lezhë, nëpërmjet një palë shkallëve të drurit dhe më pas ka goditur me shkelma e grushta duke u shkaktuar dëmtime të lehta vjehrrës K.B dhe bashkëshortes së tij M.B.

Pas kësaj policia e ka shpallur 36 vjeçarin në kërkim, ndërkohë materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit gjyqësor Lezhë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Dhunim banese”.

Po ashtu policia ka plotësuar edhe një kërkesë-padi për lëshimin e një urdhri mbrojtjeje për bashkëshorten e Bardhit. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)