Lezhë/ Situata e zjarreve ende problematike, 2 vatra aktive në Kurbin dhe Mirditë! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit
Foto nga zjarret në Kallmet të Lezhës
Lezhë- Situata e zjarreve në Qarkun e Lezhës vijon të jetë problematike, edhe pse intensiteti në krahasim me ditët e kaluara ka rënë.
Të dhënat zyrtare të Mbrojtjes Civile thonë se aktualisht ka dy vatra aktive në Kurbin dhe Mirditë. Ditën e djeshme (29 Gusht), u arrit të shuheshin vatrat e rrezikshme të zjarrit në Kallmet të Lezhës, pas ndërhyrjes nga ajri.
Në vatrën e zjarrit në fshatin Shëngjin, Njësia Administrative Fan, zjarri vazhdon të jetë aktiv, por me intensitet të ulët, në sipërfaqe me bimësi të ulët.
Gazetari Elvis Hila raporton se ndërhyrja është e pamundur, për shkak të terrenit malor dhe të pjerrët. Situata po monitorohet nga forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të emergjencave civile.
Ndërsa vatra e zjarrit në kufirin Mal-Bardhë-Skuraj, Njësia Administrative Milot, sipas të dhënave nga terreni, mësohet se vijon të jenë aktive dhe nuk ka shtrirje, e përqendruar në një lartësi të konsiderueshme nga rruga.
Vatra e zjarrit është e paarritshme për mjete dhe punëtorë, për shkak të terrenit dhe dendësisë së bimësisë. Emergjencat sqaruan se rrezik në banesa dhe pasuri të tjera nuk ka, ndërsa situata po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?
-
Po
45.5%
-
Jo
22%
-
Nuk e di
32.5%
Vota total: 5715
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bukmira e Mirditës prodhon 20 mijë kuintal rrush! Një pjesë e prodhimit mbetet pa shitur, shkak importi! Prenga: Blini 'Made in Albania'
7 Shtator, 16:59
-
Lezhë/ Karabinierët italianë marrin në dorëzim kampin e refugjatëve në Gjadër! Ja kur përfundojnë punimet
6 Shtator, 11:06
-
Zjarri në Shëngjin, Pjerin Ndreu sfidon Policinë e Shtetit: Ishte i qëllimshëm, asnjë i ndaluar
4 Shtator, 22:00
-
Do shuanin zjarrin në Mirditë, makina e Ushtrisë përplaset me autobotin! 6 ushtarë të plagosur, njëri te Trauma
3 Shtator, 08:49
-
Zjarret në pyjet e Fanit dhe Oroshit në Mirditë, kryebashkiaku thirrje të ndërhyhet nga ajri: Situata është kritike
1 Shtator, 08:40
-
Pushime në vjeshtë, hotelet në Shëngjin ulin çmimet! Rezervimet për shtatorin deri në 70 përqind, dominojnë pushuesit nga Kosova
31 Gusht, 15:29
-
Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 1 vatër ende aktive, nga 24 të raportuara 20 janë shuar
31 Gusht, 15:00
-
I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)
31 Gusht, 10:55
-
Qendra e pritjes së emigrantëve në Lezhë, Meloni: Kemi hasur në vështirësi të ndryshme operacionale, hapen javët e ardhshme
30 Gusht, 22:14
-
Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra zjarri ende aktive! Nga 28 të raportuara 22 janë shuar
30 Gusht, 12:51
-
Lezhë/ Kishte përshtatur lokalin e marrë me qira për organizim e lojërave të fatit! Arrestohet 35-vjeçari
30 Gusht, 10:24
-
Mirditë/ U qëllua me breshëri plumbash nga dritarja! Misteri i vrasjes së 68 vjeçarit në fshatin e braktisur malor! Hetimet në pikën zero
29 Gusht, 10:36