LEZHË - Tregtarët ambulantë të produkteve ushqimore në tregun e Lezhës e vijojnë normalisht aktivitetin e tyre tregtar, ndonëse nuk paguajnë detyrimet pranë zyrës tatimeve dhe nuk plotësojnë kushtet higjeno-sanitare.
Duke marrë shkas nga kjo situatë tregtarët, të cilët janë të rregullt në pagesën e taksave i bëjnë apel instancave vendore të marrin masat e nevojshme, teksa shtojnë se kjo situatë po i çon drejt falimentit.
Tregtarët e tregut të lirë në Lezhë u përballën me tatimoret dhe policinë pasi kërkohej formalizimi i tyre, por të tjerë vazhdojnë aktivitetin të pashqetësuar nga askush.
Vetëm një rruge 8 metra e gjerë ndan tregtarët e ligjshëm me ato të paligjshëm, e kjo duke e bërë konkurrencën krejtësisht të pandershme.
Tregu i lirë është vënë nën diktatin e tatimorëve, por kjo nuk ndodh me ambulantët që ndonëse tregtojnë në kushte jashtë çdo standardi kjo nuk përbën asnjë shqetësim për institucionet rajonale të Lezhës.
Ky është standardi ndryshe i përdorur për raste të ndryshme nga Tatim Taksat, bashkia dhe të gjithë institucionet përgjegjëse në Lezhë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO