Lezhë,të rinjtë pastrojnë mjedisin në
mbrojtje të monumenteve të kulturës

Lezhë,të rinjtë pastrojnë mjedisin në<br />mbrojtje të monumenteve të kulturës
LEZHE - Kanë ndërmarrë aksion për pastrimin e kalasë si dhe kanë mundësuar mbjedhjen e nje peme lis, simbolikës së vetë qytetit të tyre. Kjo është forma që kanë zgjedhur të rinjtë lezhjanë për të kërkuar kthimin e vëmendjes ndaj monumenteve të kulturës. 

Duan të përcjellin mesazhin për të mirëmbajtur dhe ruajtur këto asete, ndaj ftojnë të gjithë qytetarët që t’i bashkohen kësaj nisme.

"Përcjellim për ju mesazhin se duhet të mirëmbajmë monumentet kulturore por jo vetëm, morëm kalanë si shembull sepse kalaja është ndër monumentet kulturore më të rëndësishme të qytetit tonë." tha Dajana Kovaçi

Ky është një mesazh që duhet të jepet për rëndësinë që kane monumentet e kulturës. Kështu e ka cilësuar këtë aksion kreu i bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj sipas të cilit veprime të tilla u transmetojnë të rinjve histori të lavdishme të këtij qyteti.

"Është mënyra më e mirë e transmetimit të atij mesazhi por edhe të asaj ndjenje patriotike tek të rinjtë. Historia e qytetit të Lezhës, historia e lavdishme e këtij qyteti, historia e kalasë duhet të transmetohet tek të rinjtë tanë." tha Tushaj

Kjo është një thirrje që u drejtohet të gjithëve për të pasuar me të tjera veprime konkrete për vlera kaq të rëndësishme ka deklaruar përfaqsuesja e ANTARK Arjana Haxhia.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi