Lezhë, tryeza e rrumbullakët: Shtëpi
e muze për Fishtën në vendlindje

Lezhë, tryeza e rrumbullakët: Shtëpi<br />e muze për Fishtën në vendlindje
Sot në qytetin e Lezhës është mbledhur një tryezë e rrumbullakët, në të cilën është diskutuar për rikonstruksionin e shtëpisë dhe ndërtimi i një muzeu për At Gjergj Fishtës.
 
Nisma e studentëve një shtëpi, një mburojë për trashëgiminë kulturore ka hedhur mendimin mbi mënyrën dhe vendin ku mund të ndërtohet shtëpia dhe muzeu i Fishtës. Të pranishëm në këtë tryezë kanë qenë aktor të zonës, por edhe Zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni, i cili u shpreh se fillimisht do të restaurohet shtëpia ekzistuese ku ka jetuar Fishta dhe më pas do të mendohet dhe për ndërtimin e një muzeu në një tjetër vend. Sipas Çunit fondet dhe projekti nuk ka munguar por problem ka qenë çështje e pronësisë e cila tashmë ka marrë zgjidhje.

Ne faktikisht e kemi pasur të gjitha projektet edhe fondet për ta restaurua objektin, por është penguar si rezultat i mungesës së dokumenteve të pronësisë dhe pronarëve që nuk janë ndodhur në Shqipëri”, është shprehur zv. ministri Çuni.

Përfaqësuesit e nismës ‘Një shtëpi, një mburojë për trashëgiminë kulturore’, thonë se synimi është që të ndërtohet muzeu në vendin ku ka lindur At Gjergj Fishta, pikërisht në fshatin Fishtë të Lezhës.
 
Thuajse të gjithë pranishmit në këtë takim kishin të njëjtin mendim që muzeu në nderim të Homerit Shqiptar, At Gjergj Fishta të ndërtohet në vendin ku ai ka lindur, ndërkohë që tashmë do të jetë Ministria e Kulturës ajo që do të thotë fjalën e fundit. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore