Lezhë/ U arrestua për pushtimin e tokës pranë lokalit te Laguna e Patokut, Gjykata liron kreun e Njësisë Fushë-Kuqe! Detyrim paraqitjeje, Martinaj mohon akuzat

Lezhë/ U arrestua për pushtimin e tokës pranë lokalit te Laguna e Patokut, Gjykata liron kreun e Njësisë Fushë-Kuqe! Detyrim paraqitjeje, Martinaj mohon akuzat

Gjykata e Lezhës

Lezhë- Gjykata e Lezhës la sot (14 Nëntor) të lirë kryetarin e Njësisë Administrative Fushë-Kuqe, në Kurbin.

Kristo (Fred) Martinaj u njoh këtë të enjte me masën e sigurisë dhe gjyqtarja Edlira Çota pranoi kërkesën e prokurorit Francesk Ganaj, duke vendosur detyrim paraqitjeje dhe bllokim të pasaportës për 55-vjecarin, informon gazetari i Report TV, Elvis Hila.

Martinaj u arrestua dy ditë më parë (12 Nëntor), pasi dyshohet se kishte porositur shtetas të ndryshëm për të hedhur inerte në lagunën në afërsi të lokalit të tij, në Patok.

Ndaj tij u ngritën akuzat “pushtimi i tokës” dhe “shpërdorim detyre”.

Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se Kreu i Njësisë Administrative Fushe-Kuqe të ketë mohuar përfshirjen e tij në këto veprime të paligjshme, ndërsa prokuroria po vijon hetimet në lidhje me rastin e ndodhur në zonën e Lagunës së Patokut.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore