Lezhë/ U kap me 2 kg heroinë dhe 2 kallashnikovë, arrestohet 43-vjeçari

Lezhë/ U kap me 2 kg heroinë dhe 2 kallashnikovë, arrestohet 43-vjeçari

Heroina dhe dy armët e sekuestruara

LEZHË - Një 43-vjeçar u arrestua nga policia në aksin Shkodër-Lezhë pasi u kap me 2 kg heroinë si dhe 2 armë tip kallashnikovë.

Policia gjatë kontrolleve të ushtruar në kuadër të operacionit "Aksi" ka ndaluar Genci Dritën, 43 vjeç në aksin Shkodër-Lezhë teksa udhëtonte me makinë.

Në mjetin e tip "Renault", në bagazh u gjetën 2 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë si dhe 2 armë zjarri tip kallashnikov.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i Genci Dritës 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe "Armëmbajtja pa leje".

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lezha: 01/11/2020 13:14

    Hahaha Genci Drita? Ishte Mario Rossi.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në këshillin bashkiak të Tiranës, Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn

Incidenti në këshillin bashkiak të Tiranës, Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn