Lezhë, u vetmbrojt duke qëlluar në ajër, procedohen 3 personat që u konfliktuan me policin

Lezhë, u vetmbrojt duke qëlluar në ajër, procedohen 3 personat që u konfliktuan me policin

Foto nga vendi ku u gjuajt dje me armë në Lezhë

Policia e Lezhës ka sqaruar ngjarjen e djeshme me datë 07 prill, ku u qëlluar nga polici me armë zjarri në ajër në mes të qytetit të Lezhës duke shkaktuar panik tek  banorët.
Polici i shërbimit ka ndaluar 3 shtetas, përkatësisht Eduart Lleshi (Nikolli), 22 vjeç, banues në Lezhë, A.J. 17 vjeç, banues në Mirditë dhe A.L. 27 vjeç, banues në Lezhë, pasi po ecnin me shpejtësi tej normave të lejuara më mjetin  tyre tip ‘Porsche” në qytet duke rrezikuar këmbësorët.
Në momentin e ndalimit 3 shtetasit janë konfliktuar me punonjësin e policisë dhe e kanë kundërshtuar atë fizikisht.
Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, si dhe për të neutralizuar shtetasit me veprime agresive punonjësi i policisë ka qëlluar njëherë në ajër me armë zjarri pisoletë, thuhet në njoftimin e policisë. Më pas, në mbështetje kanë shkuar forcat e tjera policore që kanë bërë të mundur ndalimin e 3 shtetasve, të cilët janë proceduar.

Ndaj 3 shtetasve ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Janë kryer të gjitha veprimet hetimore konform procedurave ligjore.

Veprat penale jane "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik", "Kanosja për shkak të detyres" parashikuar nga nenet 236/2 dhe 238 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Eduart Lleshi (Nikolli), dhe vepra penale "Kanosja për shkak të detyres" parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal , në ngarkim të shtetasve A.L. dhe A.J.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anton: 08/04/2018 13:50

    Mirditori ne lezhe me porshe dhe familja pa thes miellit ne shtepi

    Përgjigju
    • otr: 08/04/2018 15:35

      Po pa buk nshpi po motrat e nenen ti ka mar me radh ty . Mos fol kur sdi gj lekun qe ka ai ti smunesh as nendrra ti shofesh

    • Ornela: 08/04/2018 15:23

      Ti i marrsh te keqijat qe si ka kun noshta je pabuks per vete e rri tu sha te tjert A te asht anku kush ty qe thu pa thes mielli Qaju hallin atyne ti Epo sthojn kot qe te mirin gjithmon e kan inat se sarrijne dot ne nivelin e tyre por jo te gjithe mund te jene te tille

    • Ornela: 08/04/2018 15:16

      Ti i marrsh te keqijat qe si ka kun e noshta je pabuks per vete e rri tu sha te tjeret Dukesh qe me komente qe ban A te asht anku kush ty qe thu pa thes mielli qaju hallin atyne tiii

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja