Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë pasdite në Lezhë. Dyshohet se një polic ka qëlluar në drejtim të dy personave. Ndërkohë, forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë arrestuar personat e përfshirë në konflikt.
Report Tv mësoi se në momentin e të shtënave ka pasur lëvizje të shumta qytetarësh, duke krijuar frikë dhe panik mes tyre, por situata është monitoruar menjëherë nga policia, e cila ka vënë në pranga dy personat.
Kanë qenë forcat e drejtorisë vendore të policisë që kanë ndërhyrë urgjentisht, por në vendngjarje ka mbërritur dhe një furgon i forcave të ndërhyrjes së shpejt nga Shkodra. Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit, por policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Foto nga vendi i ngjarjes
Komento