Lezhë - Një 25-vjeçar është vetëdorëzuar në policinë e Lezhës pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
“Pas kërkimeve të pandërprera nga Policia dhe negociatave me familjarët, është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Lezhë, shtetasi në kërkim E. F., 25 vjeç, banues në Lezhë, i shoqëruar nga avokati i tij.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, pasi dyshohet se më datë 10.03.2026, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetueses së tij., shtetases Xh. N., e cila dyshohet se për shkak të dhunës së ushtruar, ka konsumuar medikamente dhe për pasojë ka humbur jetën.
Veprime e mëtejshme procedurale me shtetasin E. F. do të kryhen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2”, njoftoi sot policia.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë












Komente
Komento