Re të dendura tymi kanë mbuluar autostradën Lezhë-Shkodër, pranë zonës së Zadrimës, si pasojë e disa vatrave zjarri që janë shfaqur në të dy anët e aksit rrugor.
Flakët dyshohet se kanë nisur nga djegia e tokave dhe mbetjeve bujqësore, ndërsa zjarri është përhapur duke iu afruar autostradës. Përhapja e tymit në rrugë ka krijuar vështirësi në shikueshmëri dhe është kthyer në shqetësim për drejtuesit e automjeteve që lëvizin në këtë aks.
Situata bëhet edhe më problematike për shkak të pranisë së flakëve dhe tymit në afërsi të rrugës, ndërsa kërkohet ndërhyrje për neutralizimin e vatrave të zjarrit dhe shmangien e rrezikut për përdoruesit e autostradës.
Lajmi kryesor:
Tre vatra zjarri në Krujë, digjen pyje me pisha, paraqitet edhe rrezik për banesat! Flakë në autostradën Lezhë-Shkodër, tymi i dendur mbulon zonën (VIDEO)










