LEZHE - Vendvarrimi i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në qytetin e Lezhës nuk është interesant vetëm për të huajt apo vizitorët e ndryshëm. Të shumtë janë edhe emigrantët nga kjo zonë, të cilët synojnë që nëpërmjet historisë të krijojnë një lidhje më të fortë të fëmijëve me origjinën e tyre.
Duke u shpjeguar për historinë, këta emigrantë mendojnë se fëmijët e tyre krijojnë një identitet më të fortë në vendet ku jetojnë, por nga ana tjetër i bën ata të ndjehen krenarë me origjinën shqiptare.
Vizitat e familjeve emigrante janë të përditshme gjatë sezonit të verës dhe për drejtoreshën e muzeut Mariola Gjoni kjo bën që tek ta të forcohet më tepër identiteti kombëtar. Vendvarrimi i Skënderbeut në Lezhë ka shënuar bum vizitorësh, ku mbizotërojnë turistët e huaj.
Guida në këtë vend historik të mundësohet në disa gjuhë, gjë që e bën më të lehtë marrjen e informacioneve dhe njohurive të nevojshme për këtë aset tepër të rëndësishëm nga çdo i huaj që e viziton këtë vend.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com