Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi u kapën duke qarkulluar me armë zjarri pa leje. Ata janë identifikuar si Darling Gjoni, 25 vjeç dhe Amarildo Ndreca, 29 vjeç.
Gjatë operacionit, në qytet Lezhë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip "Dodge", që drejtohet nga Gjonbi dhe pasagjer ishte Ndreca. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me 5 fishekë në të, fenelina dhe dylbi.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. Gj., 25 vjeç dhe A. N., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Tale, Lezhë, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionet” dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, arma e zjarrit pistoletë, fenelinat, dylbitë dhe aparate celulare. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.