Lezhë/ Vihet në pranga 37 vjeçari, dhunonte bashkëjetuesen! Në banesë iu gjetën armë dhe municione (EMRI)

Lezhë/ Vihet në pranga 37 vjeçari, dhunonte bashkëjetuesen! Në banesë iu gjetën armë dhe municione (EMRI)

Armët e sekuestruara në Lezhë

Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia në Lezhë pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëjetueses.

Arjan Sallaku, u kap në kuadër të operacionit Poseduesi nga Forcat e Shqiponjave të DVP Lezhë, menjëherë pas kallëzimit të shtetases së dhunuar prej 37 vjeçarit.

Në vijim të veprimeve janë kryer kontrolle në shtëpinë e të arrestuarit ku u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe fenelina si të policisë.

'Menjëherë pas kallëzimit të një shtetaseje, se dhunohej nga bashkëjetuesi i saj, Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Poseduesi”, kanë mundësuar kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti, shtetasit A. S., 37 vjeç.

Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, është kryer kontroll në banesën e shtetasit të arrestuar, ku janë gjetur 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe fenelina si të Policisë.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kuptova që s’do ta përqafoja më’, Anna Lika flet mes lotësh për humbjen e nënës

‘Kuptova që s’do ta përqafoja më’, Anna Lika flet mes lotësh për humbjen e nënës