“Kam vrarë 2 mijë vetë s'më beson njeri, vrava nënën time dhe ma besuan”, kështu është shprehur para hetuesve 62-vjeçari Arsen Dani i cili një ditë më parë masakroi me thikë për vdekje nënën e tij Gjylije Dani, brenda apartamentit ku jetonin ne lagjen “Besëlidhja” të qytetit te Lezhës.
62-vjeçari ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, ndërsa po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme rreth orës 14:30 minuta brenda një apartamenti në katin e katërt të një pallati në lagjen ‘Besëlidhja’ pranë bulevardit Gjergj Fishta.
Ish-arsimtarja Gjylije Dani, 88 vjeçe u qëllua disa herë me thikë në shpinë, nga djali i saj 62-vjeçar Arsen Dani. Nga plagët e marra ajo gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa kanë qenë fqinjët të cilët kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen.
Arsen Dani u prangos pa bërë rezistencë si dhe iu sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilën kishte kryer vrasjen. Dani kishte probleme të shëndetit mendor, por nuk kishte qenë problematikë për fqinjët apo për komunitetin.
Fillimisht kishte debatuar me nënën mesditën e së hënës në rrethana të paqarta dhe më pas e ka qëlluar me thikë.
G.K/S.Ç/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.3%
-
Jo
65.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 3657
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sherr për pronësinë në Kurbin, kushërinjtë qëllojnë me armë ndaj njëri-tjetrit, 3 të plagosur! Polici gjuan me armën e shërbimit
25 Korrik, 22:13
-
Pesë vite pas tërmetit, e moshuara mbetet rrugëve: Kryeministri dhe kryebashkiakja të më bëjnë shtëpinë ose ngujohem në Bashkinë e Kurbinit!
25 Korrik, 16:04
-
‘Rana e hedhun’ një mrekulli e Adriatikut, Rama ndan pamjet
25 Korrik, 14:25
-
Vatra e zjarrit në Malecaj vijon të jetë aktive, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa
25 Korrik, 09:38
-
Reshjet e dendura të shiut, bllokohet aksi rrugor Mirditë-Fushë Arrëz! Shkak rrëshqitja e gurëve
24 Korrik, 18:46
-
Banorët e Krujës e Fushë Krujës në protestë bllokojnë aksin Thumanë-Kashar përplasen me policinë: Na kanë bllokuar lëvizjen me Tiranën
24 Korrik, 18:32
-
Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa
24 Korrik, 13:57
-
Lezhë/ Po mbytej në plazhin e Tales, shikoni videon kur pushuesit dhe roja bregdetare shpëtojnë 50- vjeçarin
24 Korrik, 12:59
-
Video/ Zjarr në malin e Rrencit, flakët përhapen për shkak të erës
24 Korrik, 11:21
-
‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)
23 Korrik, 16:08
-
'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta
22 Korrik, 20:19
-
E rëndë në Lezhë, dy 19-vjeçarë marrin peng të miturin dhe e ngacmojnë seksualisht! E detyruan të përdorë fjalë fyese live në TikTok! Vihen në pranga
22 Korrik, 20:00
Hahaha, ky mendon se eshte Sali Berisha, se vetem ai ka vrare me mijera ne Shqiperi!
Përgjigju