Lezhë, zbulohen mure antike të
ndërtuar që në shekullin e VI

Lezhë, zbulohen mure antike të<br />ndërtuar që në shekullin e VI
Nëntoka e Lezhës është një thesar arkeologjik, ku nga dita në ditë po dalin në dritë fakte të reja që flasin dhe dëshmojnë për këtë qytet. Gjatë punimëve që po kryhen për ndryshimin e qendërs së Lezhës, mure që i përkasin shekullit të VI kanë dalë në dritë, por si për ironi të fatit nuk ka marrë vemendjen  e duhur.
 
Ndonëse ky mur i gjetur ka shërbyer si mur i qytetit të jashtëm të Lezhës, askush nuk është shqetësuar për këtë fakt. Ka majftuar vetëm ndërprerja e punimëve në këtë zonë dhe më pas do të mbushet më gurë dhe beton nga firma që po kryen punimet në këtë zonë.
 
Përgjegjësi i Sektorit të Monumentëve të Kulturës në Lezhë Paulin Zefi kërkon ndërhyrjen e Insitutit të Arkeologjisë për të studiuar vlerat që mbart ky mur më qëllim që mos të hidhet beton mbi të.

lezhe muri antik
FOTO të tjera
 
Nëntoka në zonën ky po kryhen punime në shehsin para Bashkisë së Lezhës është një zonë arkeologjike, ku dhësmon për historinë 2400-vjeçare të Lezhës por që kjo nuk ka shqetesuar intitucionet përkatëse të cilët po heshtin përballë këtij fakti. Vetem tre ditë më parë në këtë zonë u gjet dhe një predhe që i përkiste Luftës së Dytë Botërore.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje