LEZHË - Një urë që daton rreth shekullit të 12 ka dalë në dritë në Rraboshtë të Lezhës. Ajo është emërtuar si ura e "Plakut Gjon" dhe ka qenë e njohur vetëm nga banorë të zonës, por duke u nisur nga gojëdhënat ka nisur puna, duke bërë gërmime arkeologjike dhe duke nxjerrë në dritë objekte mjaft interesante të historisë tonë kombëtare.
Kjo është konsideruar si ura më e vjetër e zbuluar deri më tani në veriun e Shqipërisë, ndërsa është bërë e ditur se pas pastrimit të sajë do të nisë puna edhe për restaurimin e këtij objekti me rëndësi të veçantë.
“I bëj thirrje ministrisë kompetente dhe zyrave kompetente që të na mundësojnë restaurimin dhe financime të tjera për qytetin e Lezhës pasi është një nga qytetet me histori shumë të madhe, ku ka një kryqëzim të kulturës shqiptare”- tha Eduart Ndocaj, një nga donatorët për nxjerrjen në dritë të urës.
Me zbulimet që po dalin në dritë kjo urë synohet që të bëhet e vizitueshme për turistët.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

VIDEO