Lezhjani mbush furgonin me klandestinë, kapet në Morinë në tentativë për t'i kaluar në Kosovë

Lezhjani mbush furgonin me klandestinë, kapet në Morinë në tentativë për t'i kaluar në Kosovë

Një 31-vjeçar u arrestua nga policia pasi po transportonte drejt Kosovës 25 persona nga vendet e Lindjes së Mesme. Ai u kap në pikën e kalimit kufitar të Morinës teksa kishte futur në një furgon 25 shtetasit e huaj të cilët kanë si destinacion final vendet e BE-së.

31-vjeçari me banim në Lezhë me inicialet T.Ll u kap në vendin e quajtur “Nënkalimi Rexhaj”, në afërsi të Pikës, duke drejtuar furgonin me klandestinë irakenë, iranianë dhe sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi dhe do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Më pas është njoftuar Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Kukës, ku pas përfundimit të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë  31 vjeçarit, banues në Lurth, Mirditë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", si dhe u referuan materialet për veprime të mëtejshme në Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Kukës.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë