Lezhë/ Ftoi mikun për darkë në shtëpi dhe e vuri në gjumë, pronari i restorantit tenton t'i përdhunojë vajzën e mitur

Lezhë/ Ftoi mikun për darkë në shtëpi dhe e vuri në gjumë, pronari i restorantit tenton t'i përdhunojë vajzën e mitur

TIRANE - Më 18 janar, një 60-vjeçar u vu në pranga me dyshimet se mund të ketë abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur, vetëm 8 vjeç. Shqiptarja.com zbulon detaje nga dosja, provat dhe deklarimet që vunë në pranga V.N nga një fshat i Lezhës, njëherazi pronar i një restoranti n këtë zonë. Me familjen e vajzës së mitur, V.N kishte lidhje miqësie, arsye për të cilën një natë i ka ftuar për darkë në banesën e tij, ku edhe i thënë të qëndrojnë të flenë tek ai.

Sipas dosjes së prokurorisë, "pasi kanë përfunduar darkën, vajza e mitur së bashku me nënën dhe babanë e saj, kanë shkuar të flenë në dhomën e gjumit në shtëpinë e V.N. Por teksa prindërit i kishte zënë gjumi, ai ka shkuar në dhomën e gjumit, ka çuar vajzën e mitur nga gjumi, duke e ftuar në kuzhinë për të shikuar një film. "Pikërisht pasi kanë shkuar të dy në kuzhinë, V.N ka filluar të ngacmojë seksualisht vajzën, ndërkohë që një skenë e turpshme teksa 60-vjeçari tenton ta puthë në buzë është parë dhe nga babai i vajzës, ku i ka thënë: Mos ma prek vajzën”.  Të larguar nga banesa e tij ditën e nesërme, 60-vjeçari nuk është ndalur. Ai i ka shkuar pranë banesës në fshat vajzës së mitur, dhe e ka marrë me makinë për ta shoqëruar për në shkollë.

Më 17 janar 2020 rreth orës 10:05 ishte një njoftim në sallën e policisë së Lezhës që vuri në lëvizje efektivët, psai një automjet në afërsi të shkollës së fshatit po lëvizte me shpejtësi pranë nxënësve duke rrezikuar kalimtarët.

Me mbërritjen në vendin e ngjarjes, policia konstatoi 60-vjeçarin V.N i cili kishte ndaluar automjetin e tij dhe ishte kapur në telat e rrethimit të shkollës dhe po bisedote me një nxënëse duke i thënë fjalët, “hajde zemër, hajde shpirt etj”. Ai është pyetur nga punonjësit e policisë për arsyen e qëndrimit tek shkolla dhe ka thënë se vajzën e ka mbesë. Por me pyetjen e drejtorit të shkollës dhe të mësuesit kujdestar të vajzës së mitur, rezultoi se mes tyre nuk ka lidhje.

Në këto kushte punonjësit e policisë kanë bërë shoqërimin për në komisariat të 60-vjeçarit dhe palëve të tjera. Ishte deklarimi  në polici i vajzës së mitur nën kujdesin e psikologëve, që zbërtheu skenën e rëndë të ndodhur gjatë darkës në banesën e 60-vjeçarit.

Sipas deklarimeve, 60-vjeçari kishte ngacmuar edhe nxënëse të tjera të mitura, duke i ndjekur me makinë dhe duke i drejtuar fjalët "o zemër, o yll".

Ditën që u arrestua nga policia, 60-vjeçarit iu bë edhe testi i alkoolit, ku rezultoi se drejtonte makinën në gjendje të dehur në masën 0.93 mlg/l.

Ndërkohë, ndaj të miturës do të kryhet akti i ekspertimit mjeko-ligjor për të faktuar nëse 60-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, apo nëse bëhet fjalë për ngacmim seksual.

V.N është në hetim nga Prokuroria e Krujës për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t'u mbrojtur",  "Vepra të turpshme" dhe "Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur".

*Raportoi për redaksinë online të Shqiptarja.com, gazetari Elton Qyno

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Laert: 24/01/2020 15:51

    Prijani ate zorren e fishkur ketij katundari plak. Vetem keshtu do te kuptojne derrat qe nuk u bene kurre njerez.

    Përgjigju
  • Kafsha: 24/01/2020 14:05

    Prandaj Enveri izoloi fshatarin e nuk e sillte në qytet sepse bën hatane. Te hyje ne fuqi perseri ligji i Madh i pasaportizimit. Fshatarët jane neandërtalë , nuk behen njerez!

    Përgjigju
    • Bisha: 25/01/2020 17:31

      Kafsha kush ta hoqi kemishen e forces ty se ai meriton varje ne litar?

    • Vlora: 25/01/2020 10:25

      Fshataret ne litar..! Maskarenjt ,njerez te rendomt jan fshataret..!

    • petriti: 25/01/2020 08:26

      @kafsha,Shume rende je miku,kam frike qe nuk ka psikolog qe te ben derman.

    • fshatar pa toke: 25/01/2020 08:24

      or mik (kafsha) e paske emrin sic qenke vet or taj....

    • Aleksander Dodaj: 25/01/2020 04:29

      Z.Kafsha Ti je nji fshatar i rendomet e ndoshta nje pedofil i ndyr ,ti sigurisht nuk je qytetar por thjesht instikti kafsheror te solli ne qytet te hash neper kazanat e plehrave per te mbijetura e per te ndyre qytetin me bajga .Kush je ti qe ofendon fshataret oj ndyrsire ,pse e ke te shkruar ne pasaport se je qytetar,qytetar te ben kultura qe ke marre e jo ku banon.

    • Aksi: 24/01/2020 16:24

      S'jane te gjithe fshataret pedofile, ashtu sikurse s'jane te gjithe qytetaret me pashaportizim qytetare ne tru. Lerini keto budalliqe dhe ruani femijet nga te gjitha anet.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës