POGRADEC - “Kuteli, kalvari i një jete plot brenga”, libri i biografit Tomi Mato, është një përbaltje e figurës së, Mitrush Kutelit.
Kështu e kanë cilësuar familjarët e të madhit Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli) veprën e Matos, për të cilën kanë bërë edhe një padi në gjykatën e Pogradecit.
Në seancën e sotme avokati i familjes Pasko ka paraqitur fakte dhe argumente, që siç thotë ai përbaltin figuren e Kutelit nga autori.
Në të njëjtën linjë me avokatin është edhe vajza e Mitrush Kutelit, Atalanta Pasko.
“Ai na ka futur në trillimin e tij komplet familjen, në role dhe situata që i ka trilluar ai vet, që marrin pikënisje nga emri ynë, por që nuk kanë asgjë të përbashkët me mënyrën si si zhvilloheshin ngjarjet në shtëpinë tonë”, shprehet vajza e Kutelit, Atalanta Pasko.
Ndërkaq, Tomi Mato, thotë se është njeri i afërt me familjen e Kutelit dhe libri është i bazuar mbi të vërteta të familjes së tij
“Mitrush Kutelin e kam krushk. Fatkeqësia është që si avokati dhe zonja që përfaqëson akuzën nuk e kanë kuptuar librin”, -thotë autori i librit Mato.
Aktualisht libri i Tomi Matos, është i bllokuar nga gjykata, ndërsa po vijon të zhvillohet një proces gjyqësor, ndërsa familja e Kutelit kërkon si dëmshpërblim 2.5 milionë lekë të vjetra.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com