Liberalizimi i vizave, Haradinaj: Në qershor presim lajmin e madh

Liberalizimi i vizave, Haradinaj: Në qershor presim lajmin e madh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Bashkimi Europian do të konfigurojë në qershor nëse Kosova do ti jap dritën jeshile për heqjen e vizave dhe vazhdimin e mëtejshëm në procesin e integrimit evropian.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi sot gjatë një interviste se Kosova do të presim lajmin e madh dhe gjithashtu njoftoi se do të takohet me përfaqësuesit e BE-së  brenda 10 ditëve të ardhshme.

 Në 10 ditë që po vijmë ne kemi paraparë një takim me përfaqësuesit e BE dhe me iu kthy agjendës Evropiane. Në qershor vjen lajmi i madh, por nuk përfundon aty, e pas kësaj duhet me u fokusi në punët nacionale.

                  Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës

Kryeministri Haradinaj ka kërkuar edhe ndihmën e artistëve dhe spotistësve për të përkrahur Kosovën që të marri dritën jeshile në qershor.

 Na duhet ndihma e të gjithëve. Ftoj elitën tonë, qoftë nga sporti, muzika e gazetarët që të kontribuojnë në këtë proces.

                  Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës

Ndërkohë, Kosova ka plotësuar një kriter të BE, siç ishte demarkacionit me Malin e Zi, por i mbete si detyrë prioritare lufta ndaj korrupsionit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë