Liberman: Qëndrimi për
Kosovën në kohën e duhu

Liberman: Qëndrimi për <br />Kosovën në kohën e duhu
TIRANE - Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman, shpjegoi në Tiranë se mosnjohja ende e pavarësisë së Kosovës nga vendi i tij, justifikohet nga situata e veçantë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe problemet e brendshme në Izrael. Gjatë vizitës së sotme në vendin tonë me rastin e hapjes së Ambasadës izraelite në Shqipëri, Lieberman ia la derën hapur Prishtinës duke pohuar se në kohën e duhur Izraeli do të ketë qëndrim.

"Siç e dini vendi im është në një gjendje mjaft delikate, qoftë në aspektin ndërkombëtar, qoftë në problemet e brenshme që ka, dhe qëndrimi jonë është për të gjithë ballakanin perëndimor, dhe mendoj se në kohën e duhur ne do të kemi një qëndrim", tha Liberman.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, ministri i Jashtëm shqiptar Panariti theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve që datojnë ndër shekuj e që janë thelluar akoma më shumë gjatë terrorit nazist. Panariti i kujtoi homologut Lieberman se edhe familja e tij ishte një ndër ato që hapën dyert dhe strehuan hebrenjtë nga ushtarët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

"Padyshim që jam krenar që edhe familja ime i përket atyre qindra familjeve shqiptare që hapën zemrën dhe dyert për familjet hebreje", u shpreh ministri shqiptar Panariti.

Liberman tregoi gjatë konferencës se ai është rritur në Bashkimin Sovjetik dhe se kujtimet mbi Shqipërinë bazohen në tregimet mbi të mediave sovjetike dhe në librat e Kadaresë.

"Si fëmijë unë jam rritur në ish-Bashkimin Sovjetik dhe Shqipërinë e mbaj mend nga media sovjetike dhe nga publiciteti që i bëhej në atë kohë. Gjithashtu e mbaj mend edhe nga poeti Ismail Kadare. Dhe nëse dikush do të më thoshte në kohën kur unë isha student, se ti do të bëhesh ministër i jashtëm i Izraelit dhe do të vish në Shqipëri për të hapur ambasadën izraeli në Shqipëri, nuk do ta kisha besuar kurrë", u shpreh ministri izraeli Liberman.

Lieberman evitoi t’i përgjigjet pyetjes së A1Report në lidhje me sigurinë në Shqipëri për shtetasit izraelit, sidomos pas sulmit të fundit në Burgas të Bullgarisë ndaj një grupi turistësh nga Izraeli.

Shqipëria prej vitesh ka ambasadën e saj në kryeqytetin izraelit , ndërkohë që marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve kanë arritur këtë të enjte një nivel më të lartë pas hapjes së selisë diplomatike izraelite në vendin tonë.
(im/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!