TRIPOLI, 19 prill /ATSH-ANSA/ - Një video e re e ISIS-it kërcënon të krishterët dhe tregon vrasjen e disa etiopianëve të krishterë, të rrëmbyer në Libi, me goditje në kokë me pistoletë apo me therje, sipas Site, faqes amerikane të monitorimit të ekstremizmit islamik në web.
Videoja prej 29 minutash tregon vrasjen e dy grupeve të etiopianëve të krishterë dhe shpjegon se një nga grupet është në duart e militantëve të ISIS-it në perëndim të Libisë dhe tjetri në jug të saj.
Megjithatë, nuk dihet ende identiteti i grupeve të marra peng.
Një militant me fytyrë të zbuluar bën një deklaratë para pamjeve ku tregohet ekzekutimi i etiopianëve të krishterë në një plazh.
Videoja ka logon zyrtare të medias së ISIS-it "al-Furqan" dhe ngjan me video të tjera të përgatitura nga grupi xhihadist./ a.jor.









