TRIPOLI, 25 gusht /ATSH-AFP/ - Shefi i qeverisë provizore libiane, Abdallah al Theni, njoftoi sot se rezidenca e tij në Tripoli ishte bastisur dhe i ishte vën zjarri nga milicitë islamike, në një konferencë për shtyp në Tobrouk (lindje të Libisë).
"Është një nga banesat e shumë libianëve që kanë përsuar të njëjtin fat, në një lagje në jug të Tripolit", deklaroi Theni, duke akuzuar milicitë islamike të "Fajr Libya" (Agimi i Libisë) për këto veprime.
Shefi i qeverisë theksoi se "siguria e Tripolit në përgjithësi nuk është e garantuar dhe se selia e Këshllit të Ministrave ishte e kërcënuar".
"Libia nuk mund të qeveriset nëpërmjet forcës së armëve dhe armët duhet të jenë vetëm në duart e policisë dhe të ushtrisë", vazhdoi ai.
Islamikët sfiduan sot qeverinë e Theni-t duke mbledhur Asamblenë dalëse, Këshillin e Përgjithshëm Kombëtar, që është përkrah tyre, dhe i besoi detyrën për formimin e qeverisë një personaliteti proislamik, Omar al Hassi.
Ndërkohë që pak çaste pas kësaj deklarate shefi i qeverisë deklaroi se ky veprim është i jashtligjshëm./
/G.S/
/Shqiptarja.com