Shërbimet sekrete të shteteve fqinje me Libinë janë duke vëzhguar me kujdes situatën në aeroportin e Tripolit pas një raporti të pakonfirmuar që pretendon se milicia earmatosur islamike është në posedim të dhjetëra avionëve civilë. Sipas të përditshmes algjeriane "Al Khabhar" shërbimet marokene, tuniziane dhe algjeriane të sigurisë kanë intensifikuar konsultimet, pasi thuhet se ka gjasa të konsiderueshme, edhe pse jo të mundura, për sulme të mundshme terroriste nga avionë civilë si sulmete 11 shtator të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në burimin e cituar nga raporti thuhet se vendet e konsideruar si armiq, si Tunizia, Algjeria dhe Maroku, mund të bëhen objektiva. Franca, Italia, Spanja, Malta, Greqia dhe Egjipti kanë sistemet e tyre të alarmeve të mbrojtjes kundërajrore ndaj kërcënimeve serioze./ATSH/
/Shqiptarja.com