Ekspozita e koleksionistit të njohur Ylli Sula, e titulluar “Rrëfimet e një koleksioni albanologjik: Shqiptarët dhe Shqipëria nga Skënderbeu tek Pavarësia” është çelur në në Muzeun Historik Kombëtar. Në këtë ekspozitë, që do të qëndrojë e çelur deri më 30 tetor prezantohen gravura e harta të vjetra që ekspozohen për herë të parë, por ka prej tyre botime me kapakë lëkure apo druri që fillojnë që nga viti 1493.
“Ekspozita për mua është e rëndësishme, sepse është një koleksion i cili më rezulton që është unik, dhe janë libra të vjetër të shkruar për Shqipërinë dhe shqiptarët në gjuhë të ndryshme nga autorë të huaj. Fillojnë nga 1493 deri në fillim të shekullit të njëzet, libra, harta dhe gravura”, është shprehur koleksinisti Ylli Sula gjatë ekspozitës.
Më tërhqësit për publikun dhe studiuesit kanë qenë librat e vjetër të kësaj ekspozite. Në to përsfhihte historia e Skën
Ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar vjen edhe në vijim të veprimtarive të tjera që janë zhvilluar për publikun. Nuk janë të pakta ekspozitat që hapen në mjediset e MHK, por këtë herë janë materiale të rralla, që kanë rëndësi për historinë e Shqipërisë
Dje në ditën e dytë të ekspozitës “Rrëfimet e një koleksioni albanologjik, Shqipëria dhe shqiptarët nga Skënderbeu tek Pavarësia”, u mbajt një konferencë shkencore.
Konferenca shkencore e sotme përbëhej nga kumtesat albanologjike të studiuesve: Aurel Plasari, “Skënderbe në dashurinë e një bibliofili”; Xhevat Lloshi, “Visaret befasuese të një koleksioni të rrallë”; Skënder Blakaj, “Kontributi shqiptar i Papë Albanit, përfshirë kryeveprën ‘Illyricum Sacrum’ dhe Skënderbeu”; Pëllumb Xhufi, “Epiri dhe Kosova në literaturën historike të shek. XV-XVII”; Irakli Koçollari, “Një epokë dhe një personazh që pruri në vëmendjen e Europës dhe më gjerë Shqipërinë dhe shqiptarët”; dhe Dorian Koçi: “Grand Tour”- Udhëtime dhe zonjat angleze në Shqipëri”.