Aston Villa pretendon se gjatë zhvillimit të ndeshjes në Korçë, nga tifozët shqiptarë, ka patur thirrje raciste ndaj lojtarëve të tyre por edhe anëtarëve të stafit. Sjellje të tilla, sipas klubit anglez, janë të patolerueshme dhe do të kërkojnë marrjen e masave.

Skënderbeu-Aston Villa, e vlefshme për kualifikueset e UEFA Youth League, ose ndryshe Champions League e të rinjve, u zhvillua të martën dhe u mbyll me një rezultat pozitiv për skuadrën shqiptare që barazoi 1-1. Ndeshje e kthimit, që vlen për raundin gjysmëfinal kualifikues, do të luhet me 5 nëntor në Angli.