Manushaqe Balliu është mësuesja nga Librazhdi e cila prej 27 vitesh punon si arsimtare në lëndën e frengjishtes, por kjo s'e ka penguar Drejtorinë Rajonale të Arsimit ta pushojë atë nga puna. 

Me të marrë lajmin e largimit nga puna, mësuesja ka humbur ndjenjat dhe ka përfunduar në spital. Mësueses i është dhënë ndihma e parë mjekësore në spitalin e Librazhdit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Ajo ka bërë të ditur se është shkarkuar nga puna pa asnjë motiv, ndërsa ka akuzuar drejtoreshën e shkollës 9-vjeçare në Qukës-Skënderbe se e ka nxjerrë forcërisht nga ambientet e shkollës. 

E ndodhur në këtë gjendje ajo ka humbur ndjenjat dhe më pas është dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë, Zyra E Arsimit Librazhd ka mohuar që mësuesja të jetë shkarkuar. Përmes një njoftimi në Facebook, ZA njofton se Manushaqe Balliut i është ofruar një mundësi punësimi në gjimnaz për të shmangur mbylljen e vendit të punës, për shkak të ngarkesës mësimore.

"I urojmë shërim sa me të shpejtë sepse nxënësit kanë nevojë për të", thuhet në reagimin e Zyrës Arsimore Librazhd. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com