2 muaj pas peticionit që i drejtuan ministres së infrastrukturës Belinda Balluku, e që mbeten në pritje të përgjigjes, anorët e fshatit Hotolishtit dolën këtë të diel për të dytën herë në protestë në rrugën kombëtare Librazhd-Përrenjas.
Për të kërkuar zgjidhje për problemin madhor, pasi thonë se projekti i rrugës “Elbasan-Qafë Thanë”, i ndan në mes fshatin, për rreth 60 minuta ata bllokuan rrugën.
Nuk munguan edhe momentet e tensionit me forcat e rendit.
Shqetësimi më i madh i banorëve lidhet me procesin e shpronësimeve, që sipas banorëve është në vlera qesharake dhe nuk pasqyron vlerën reale të pronave të tyre. Projekti parashikon një shpërblim prej 250 euro për metër katror.
Pas ndërhyrjes së policisë banorët liruan aksin kombëtar, ndërsa premtuan se të drejtën do të vijojnë ta kërkojnë.
Fund shkurtin e kaluar, banorët e hotolishtit dorëzuan një peticion me 511 firma në Bashkinë e Librazhdit, që i drejtohet ministrisë së infrastrukrës, ku kërkuan që rruga të devijohet në luginën e Shkumbinit.
Të shqetësuar për shtëpitë, bizneset që pritet të shemben dhe tokat bujqësore që do shkatërrohen, banorët kanë paralajmëruar se nëse nuk do të merren parasysh kërkesat e tyre, ata do të bojkotojnë zgjedhjet e 11 Majit.
Aktualisht makineritë dhe punëtorët e kompanisë ndërtuese po punojnë për hapjen e trasesë në segmentin Elbasan-Papër-Ura e Grykshit dhe më pas do të vazhdojnë drejt Hotolishtit. Nuk ka ende reagim nga Autoriteti Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës për protestat e vazhdueshme të banorëve të Hotolishtit.
Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
52.9%
-
Keq
35.5%
-
Nuk e di
11.6%
Vota total: 830
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fermerët francezë sërish protestë kundër marrëveshjes BE-Mercosur, dalin me traktorë në Paris
13 Janar, 09:56
-
‘Gjelbërimi’ dhe ‘Pastrimi’ shkrihen në një drejtori, punonjësit sërish protestë para bashkisë së Vlorës: Po na heqin bukën e gojës
13 Janar, 08:57
-
'Shqipëria Bëhet' njofton datën e protestës së radhës, Adriatik Lapaj: Nëse bashkohemi nuk na thyejnë dot!
12 Janar, 20:19
-
Vrasja e protestuesve, BE po shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit
12 Janar, 15:41
-
Banorët e fshatrave Çiflig dhe Arrëz u përmbytën, përfaqësuesit e Bashkisë Dimal: Kemi gati një projekt për argjinaturat, ata do të dëmshpërblehen
12 Janar, 10:56
-
'Pirgje trupash para morgjeve', revolta në Iran, 544 të vrarë nga protestat dhe 11 mijë të arrestuar! Protestuesit: Po na vrasin të gjithëve (VIDEO)
12 Janar, 07:17
-
538 të vrarë nga protestat në Iran dhe 10 mijë të arrestuar, Trump: Gati të ndërhyjmë! Shteti islamik përgjigjet: Do sulmojmë SHBA dhe Izraelin
11 Janar, 15:06
-
Ushtronin prostitucion në 2 banesa në Elbasan, arrestohen 3 vajza nga Kolumbia! Nën hetim pronarja e apartamenteve (VIDEO)
11 Janar, 10:34
-
Moti i keq, si paraqitet situata në qarkun e Elbasanit, akset rrugore problematike dhe zonat e përmbytura
10 Janar, 21:32
-
U aksidentua pak ditë më parë në aksin Peqin-Elbasan, 43-vjeçari humb jetën në Spitalin e Traumës
10 Janar, 20:17
-
Pse opozita shpreson kur protestohet në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?
10 Janar, 18:32
-
Vendi drejt luftës civile? Nisin kundër-protestat në Iran, si po degradon situata
10 Janar, 16:29