LIBRAZHD-Një familje është ngujuar brenda një kioske, pasi kundërshton vendimin e bashkisë për ta shembur.
 
Sot ishte parashikuar nga Inspektoriati Ndërtimor i qytetit për ta prishur kioskën e gazetave në qendër të qytetit, por familja Rruplli është ngujuar brenda.
 
Ata shprehen se me fitimit që nxjerrin nga kioska sigurojnë bukën e gojës, ndërsa kryefamiljari Aqif Rruplli mban në duar një shishe me benzinë duke kërcënuar me vetëflijim nëse shembet.
 
Rruplli pretendon se ka dokumentacionin e rregullt për kioskën, ndërsa pas situatës së krijuar bashkia ka vendosur që të shtyjë shembjen e objektit. 

Aqif Rruplli
Kryefamiljari Aqif Rruplli

D.T/Shqiptarja.com