Libri i Presidentit Napolitano më 6 Mars në Tiranë

Libri i Presidentit Napolitano më 6 Mars në Tiranë
Me rastin e vizitës në Tiranë të Presidentit të Republikës së Italisë Giorgio Napolitano në dt. 5 mars 2014, e enjtja letrare e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, e programuar më 6 mars 2014 në orën 18, do t’i kushtohet prezantamit të librit Una e Indivisibile – Riflessioni sui 150 anni della nostra Italia, përkthyer në shqip nga Albanian Institute for International Studies, me titullin Një dhe e Pandashme – Refleksione mbi 150 vitet e Italisë sonë.

Në prani të Ambasadorit të Italisë Sh.T. Massimo Gaiani, reflektimet e Presidentit Napolitano mbi proçesin e bashkimit të Italisë do të prezantohen nga Profesor Albert Rakipi, Drejtor i Albanian Institute for International Studies dhe nga Profesor Pëllumb Xhufi, ish Ambasador i Shqipërsië në Itali. 

Siç shkruan Presidenti Giorgio Napolitano në parathënie të botimit të ri të librit në 2012-tën, publikuar për herë të parë në 2011 me rastin e Njëqindepesëdhjetë Vjetorit të Bashkimit të Italisë, është e rëndësishme “t’i jepet një këndvështim, përtej limiteve të atij përvjetori, mesazhit që përcjellin festimet dhe të sigurohet vazhdimësia e një përkushtimi të pakufizueshëm brenda një harku kohor të shkurtër”.

Është shumë e rëndësishme “të vazhdojmë të gërmojmë mbi historinë e Italisë së bashkuar, ta studiojmë dhe ta diskutojmë atë, në mënyrë që të përhapet sa më shumë vetëdija e trashëgimisë së përvojave dhe vlerave që ajo përmban, të motiveve të krenarisë dhe të besimit që mund të përftojmë për të fuqizuar komunitetit tonë kombëtar duke e vendosur në kushte më të mira për të përballuar sfidat e mëdha të të tashmes dhe të së ardhmes në vijim”.

Botimi i librit është, kështu, shumë aktual dhe do t’i japë mundësi publikut shqiptar të përshkojë etapat e spikatura të proçesit të bashkimit të Italisë.


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar